Share-See logo
< Self Help & Adocacy
>     faqja kryesore | site map | kontakte>
Ç'fare eshte SHARE-SEE?
Newsroom

Trajnim&konsultim

Koordinimi&shkëmbimi
Qendra kerkimore
Shpallje për propozime

Share See Donors



Department for International Development - link to official web site
Department for International Development

Handicap International - link to official web site
Handicap International


through


European Commission
European Initiative for Democracy and Human Rights

*This website has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this website is the sole responsibility of Handicap International South East Europe and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

 

ÇFARE ESHTE SHARE-SEE?


PROJEKT REGJIONAL…

Share-SEE është nje projekt rajonal që ushtron veprimtarine në Shqipëri, Bosnie dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë.
I perbere nga të gjitha llojet e aftësisë së kufizuar dhe në partneritet ndërkufitar, komiteti drejtues është organi qeverisës i projektit. Ai eshtë i përbërë nga gjashtë partnerë kryesorë dhe është përgjegjës për mbarevajtjen e pëgjithshme të projektit.
Projekti ka filluar në janar të vitit 2003 me mbështetjen e Departamentit të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillim ndërkombëtar (DFID), Fondit Balkan Trust, Departamentit të Shteteve të Bashkuara përmes Trustit të Fondit Ndërkombëtar (ITF) dhe Handicap International me qëllim të ngreje kapacitetin e organizatave të personave me aftësi të kufizuara (OPAK) dhe të fuqizoje lëvizjen në Europën Juglindore.
Në janar të vitit 2006, projekti mori mbështetje për tre vjet nga Bashkimi Europian-Iniciativa Europiane për Demokraci dhe te Drejtat e Njeriut (EIDHR) dhe ka perkrahur të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, duke advokuar për reformimin e politikave dhe per barazimin e mundësive dhe legjislacion mosdiskriminues.
Me përfshirjen e SHIA dhe fondit të Agjensisë Suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar (SIDA), në janar të vitit 2007 projekti do të vazhdoje të mbeshtese rrjetet e ngritura në rajon dhe nderlidhjen e Organizatave lokale të personave me aftësi të kufizuara (OPAK) me organizata simotra nga Suedia për këmbimin e përvojave dhe njohurive

…AI KA PËR QËLLIM TË… | top of the page |

Qëllimi i projektit është të zhvilloje kapacitetin e shoqërisë civile, në nivel lokal dhe kombëtar, të luftoje kundër diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe të ndikoje në reformat politike.

Më hollësisht, projekti ndjek objektivat në vijim:
1. Rritje te njohurive të organizatave të personave me aftësi të kufizuara mbi instrumentet për të drejtat e njeriut dhe kuadrin ligjor mosdiskriminues me mekanizmat perkatese.
2. Fuqizim te kapaciteteve të organizatave të personave me aftësi të kufizuara për të bërë propozime konkrete dhe për të ndërtuar koalicione me qëllim ritjen e ndikimit të iniciativave avokuese në nivel lokal dhe kombëtar.
3. Zhvillim te kapacitetit të grupeve që merren me çështje te aftësisë së kufizuar për të monitoruar procesin e reformave politike në rolin e vëzhguesve
4. Një vetëdijësim dhe trajnim i përfaqësuesve të mediave drejt ndryshimit të prespektivave për personat me aftësi të kufizuara, në braktisjen e qendrimit meshirues dhe në favor të perspectives se të drejtave te njeriut.

5. Përfshirjen e çështjes së aftësisë së kufizuar si pjesë e çështjes së të drejtave të njeriut mes lëvizjeve të tjera qytetare veçanërisht brenda organizatave të të drejtave të njeriut.

…INFORMON, FUQIZON DHE LIDH…| top of the page |

4 shtyllat kryesore të aktivitetit të Share-SEE janë:
1. Trajnimi dhe këshillimi
2. Konferencat, seminaret dhe vizitat studimore
3. Hulumtimet dhe publikimet
4. Mbështetja teknike dhe financiare për iniciativat avokuese

…PARTNERË TË RËNDËSISHËM…| top of the page |

Projekti ushtron veprimtari në nivel lokal, kombëtar, rajonal, dhe ndërkombëtar. Çdo aktivitet përfshin kontributin dhe pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve të rëndësishëm si avokatë të çështjes së aftësisë së kufizuar, autoritete lokale dhe kombëtare, ofrues të shërbimeve dhe profesionalistë të tjerë, anëtarë të institucioneve Europiane, agjensi ndërkombëtare dhe aktorë të rëndësishëm nga shoqëria civile.

Pamvaresisht nga shumëllojshmëria e aktorëve të përfshire ne project, organizatat e personave me aftësi të kufizuara jane në qendër të projektit, duke marrë pjesë aktivisht në të gjitha aktivitetet e të gjitha niveleve.

Vetë-përfaqësimi është parimi kryesor i projektit i prezantuar mirë me moton “Asgjë për ne pa ne” e cila është shfrytëzuar nga organizatat e personave me aftësi të kufizuara (OPAK) gjatë viteve dhe si pjesë e lëvizjes globale të çështjes së aftësisë së kufizuar për të arritur pjesëmarrje të plotë dhe barazim të mundësive për, nga dhe me personat me aftësi të kufizuara.

…PËR TË AVOKUAR PËR REALIZIMIN E PLOTË TË TË DREJTAVE TË NJERIUT NGA PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA NËPËRMJET MUNDËSIVE TË BARABARTA DHE PJESËMARRJES SË PLOTË.


KOMITETI DREJTUES| top of the page |

I perbere nga të gjitha llojet e aftësisë së kufizuar dhe në partneritetin ndërkufitar, komiteti drejtues është organi qeverisës i projektit. Ai përbëhet nga gjashtë partnerë kryesorë dhe është përgjegjës për menaxhimin e projektit.

Partnerët kryesorë janë:

-Shoqata e Studentëve me Aftësi të Kufizuara, Serbi
-Qendra për Jetesë të Pavarur, Serbi
-Qendra për Informim LOTOS, Bosnie dhe Hercegovinë
-POLIO PLUS, Maqedoni
-Handicap International, Zyra Rajonale për Europën Juglindore.
-SHIA, Organizatat Suedeze për persona me aftësi të kufizuara për ndihmë shoqatave ndërkombëtare, Suedi.

Shoqata e Studentëve me Aftësi të Kufizuar (ASD)
www.adsyu.org
Shoqata e Studentëve me Aftësi të Kufizuara është një organizate jo-qeveritare, jo-partizane, jo-fitimprurëse, e interesuar per përmirësimin e pozites sociale të të rinjve dhe studentëve me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre në shoqëri.
ASD është një ndër organizatat e para ne Serbi dhe Mal të Zi që mbledh të rinjtë me tipe të ndryshme të aftësisë së kufizuar (pavarësisht nga diagnozat e tyre mjekësore) si edhe të  rinjtë pa aftësi të kufizuar (cross-disability approach).

Qëndra për Jetesë të Pavarur (CIL)
www.cilsrbija.org
Qëndra për Jetesë të Pavarur ne Serbi u themelua në 1996 në bazë të kritereve të cross-disability.
Sot kjo Qendër e ka seline ne Beograd dhe ka 7 degë në Serbi (Smederevo, Jagodina, Leskovac, Nis, Cacak, Krusevac, Sombor) qe punojne per promovimin e filozofisë së jetesës së pavarur për personat me aftësi të kufizuar dhe per krijimin e kushteve për zbatimin e saj.

Handicap International (HI)
www.hi-see.org
Handicap International është një OJQ ndërkombëtare humanitare e pranishme në më shumë se 60 vende të botës. Në Evropën Jug Lindore HI eshte e pranishme që në fillim të viteve ’90 nëpërmjet shpërndarjes se ndihmes se emergjences, rehabilitimit mjekësor, mbështetjes së shërbimeve, mbështetjes së politike – bërjes dhe shoqerise civile. Qe nga 2003, ajo ka rajonalizuar veprimtarine e saj me një zyrë rajonale në Beograd dhe me pesë zyra (Tiranë, Shkup, Prishtinë, Sarajevo, dhe Herceg Novi). Handicap International ne Evropën Jug Lindore ( HI – SEE) ushtron verimetarine në Shqipëri, Bosnie & Hercegovine, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Kosove me projektete.

Qëndra e Informacionit “Lotos” (IC LOTOS)
www.ic-lotos.org
Qëndra e Informacionit për Personat me Aftësi të Kufizuar “Lotos” është një organizatë jo-fitimprurëse e cila operon në zonën e gjithë Bosnie & Hercegovinës. Qëndra e Informacionit mbledh individe me ose pa aftësi të kufizuar të cilët janë të interesuar të kontribuojnë në implementimin e misionit me punën e tyre me bazë profesionale dhe vullnetare. Qëndra e Informacionit ka arritur në idenë që personat me aftësi të kufizuar duhet të përfaqësohen pozitivisht në komunitet. Qëllimi i Qëndrës së Informacionit është të influencojë krijimin e shoqërisë demokratike civile në Bosnie & Hercegovinë në të cilën çështjet e aftësisë së kufizuar do të konsiderohen si çështje të të drejtave te njeriut dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do të kenë pengesa në përpjekjet për tu arsimuar, në punësim, në sigurimin shëndetësor dhe social, dhe mundesine e lëvizjes.


Polio Plus - Lëvizja Kundër Aftësisë së Kufizuar
www.polioplus.org.mk
Polio Plus – Lëvizja per Aftësinë e Kufizuar është një OJQ multietnike cross disability e fokusuar strategjikisht në arritjen e ndryshimit të politikës legjislative nëpërmjet vetë – advokacisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit rreth aftësisë së kufizuar si një cështje e të drejtave te njeriut.
Përpjëkjet e Polio + janë shumë të përqëndruara në ndryshimin e politikës/legjislacionit si: draft-amendime, interpretimin  dhe krahasimin ligjor me ligjet në rajon, krijimin e lobit parlamentar ndër – partiak (IPPGL),  inisiativën civile për kalimin  e ligjit integral për aftësinë e kufizuar, aprovimin dhe ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, ndryshimet në nivel shtetëror. Polio +  luan një rol të rëndësishëm në influencimin e qeverisë mes këndëvështrimeve progresive në cështjet e aftësisë e kufizuar.

Shia
www.shia.se
Shia përfaqëson: 
Solidaritet
Të drejta Njerëzore
Përfshirje
Përshtatshmëri

Shia –  Shoqata e Ndihmës Ndërkombëtare e Organizatave Suedeze të Personave me Aftësi të kufizuar – është një organizatë jo-fitimprurëse e formuar në 1981 gjatë Vitit  Ndërkombëtar  të Personave me Aftësi të Kufizuar të Kombeve të Bashkuara. Sot Shia konsiston ne 27 organizata Suedeze të personave me aftësi të kufizuar të cilat janë aktivisht të përfshira në bashkëpunimin e zhvillimit ndërkombëtar.
Qëllimi i projekteve të Shia-s është të mbështesë punën që njerëzit me aftësi të kufizuar dhe organizatat e tyre janë duke bërë për krijimin e të drejtave, barazisë dhe përfshirjes.
Objektivi i Shia’s është të mbështesë fuqizimin e organizatave te Pak ne vendet ne zhvillimin me qëllimin përmirësimin e kushteve të jetesës për personat me aftësi të kufizuar, ofrimin e mundesive për personat me aftësi të kufizuar të krijojnë dhe zhvillojnë organizatat e tyre dhe të përshtasë njohuritë e e tyre me levizjen ndërkombëtare nëpërmjet mobilizimit të opinionit dhe lobimit.


 



© Copyright 2003 - 2008 SHARE-SEE All Rights Reserved